Kolonia, “Picasso 2017”

04/06/2017 00:00

43 piktorë të çdo moshe janë bërë bashkë për 4 ditë në bregdetin jonian nën siglën e Kolonisë së artit “Picasso 2017”.

Ky organizim vjen në edicionin e tij të 4-t me një ekspozitë në qytetin e Vlorës, ku radhiten punime të piktorëve Zef Shoshi, Kujtim Buza,Qamil Prizreni, Shpëtim Xhema, Roland Runa, etj.

“E veçanta e kësaj kolonie është ndërthurja e brezave dhe e trevave shqiptare”, thotë Desdemona Stefa.

“Vlora është një perlë e bukurisë shqiptare dhe ndërthurja e traditës. Kjo është arsyeja që ne kemi bërë ditët vlonjate të pikturës sivjet pas 3 edicionesh të suksesshme në të kaluarën”.

“Është një ngjarje për qytetin sepse në këtë natyrë kaq të bukur bashkohen edhe shpirtrat e artistëve”.

Në 60 punimet e ekspozitës bie në sy peizazhi i bregdetit të Vlorës, perëndime të diellit dhe pamje të qytetit që gjithashtu shërbejnë edhe si një promovim në nisje të sezonit turistik. Ekspozita u vizitua nga artdashës të shumtë.

Top Channel