Ambra dhe Elsamedi, të ndarë dhe në televotim

04/06/2017 00:00

Publiku në “Big Brother” ka zgjedhur si çiftin më të preferuar, nga televotimi i një jave, Donën dhe Musën. Ata janë automatikisht imunë, megjithëse java që shkoi nuk iu kaloi qetësisht.

Për Musën, emocioni shtohet kur sheh pas shumë kohësh, në një videomesazh, të atin, aktualisht të alkoolizuar.

“Ti vetëm mos harro babain, po të jesh krenar që më ke baba. Unë jam shumë krenar për djalin tim”, u shpreh i ati.

“Kur të dal nga këtu, gjëja e parë që do të bëj është të takoj babain tim”, deklaroi Musa.

Në nominim për këtë javë shkojnë Donaldi dhe Elisona, Ambra dhe Elsamedi. Por duket se, këtij të fundit nuk i erdhi aspak mirë, që përjetoi një ndarje “live” nga partnerja e tij Ambra. Megjithëse më herët ishte ai që e braktisi atë në lojë.

Dasma e parë në një emision televiziv, mes Danielit e Fotinisë nuk mund të kalonte pa komente.

Por nëna e Fotinisë i vizitoi ata dhe i dha bekimin e saj çiftit.

“Më ka dërguar vëllai, të mbështet ai dhe të gjithë”, i thotë e ëma Fotinisë.

“Po ti qenke më i mirë sesa nga televizori ore”, komplimenton Danielin.

Jo pak debat ka ngjallur prova e javës.

Banorët janë sërish me 25 për qind të buxhetit, pas humbjes së funksionimit të mirë të grupeve të përcaktuara nga “Big Brother”.

Një surprizë për Ambrën ka qenë nëna e saj, që rrëfeu për publikun momentin e vështirë të aksidentit që e çoi atë në koma.

“E kam çuar me dorën time dhe më pyeti: nënë do të vdes?”, rrëfeu ndër të tjera e ëma e Ambrës.

Shtëpinë do ta kryesojnë si lider Lupçe dhe Katerina. Banorët i zgjodhën me votim të hapur. Një lajm i mirë pas mërisë që Katerina ka ndaj partnerit, pasi pa edhe videon me striptiste të një jave më parë, për festën e beqarisë së Danielit.

Opinionistë të kësaj të shtune ishin Blendi Salaj dhe Jerida Sakaj.

Top Channel