Vlorë, të shtëna me armë zjarri
19/05/2017 00:00
Rreth orës 23:15, të së premtes, janë raportuar të shtëna me armë zjarri, në qytetin e Vlorës.
Të shtënat kanë qenë në ajër dhe nuk është konstatuar asnjë person i lënduar apo dëme të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, në rrugën që lidh Vlorën me Kaninën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar rreth 20 gëzhoja.
Menjëherë janë ngritur grupe pune për zbardhjen e ngjarjes, si dhe grupe kontrolli për krehjen e zonës.
Top Channel