“Vazhdoni reformën në drejtësi”; Ambasadori austriak përshëndet marrëveshjen

19/05/2017 00:00

Ambasadori austriak në Tiranë e përshendeti marrëveshjen politike në Shqipëri dhe u shpreh i lumtur që marrëveshja parashikon edhe vazhdimin e reformës në drejtësi.

 “Së pari zgjedhjet janë thelbi i demokracisë. Dhe në këtë kuptim jam shumë i lumtur që u arrit marrëveshja mes dy partive. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjera zgjedhjeje, nga disa parti. Dhe me këtë marrëveshje iu dha kjo mundësi. Përveç kësaj,  Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe zgjidhja që u gjet është kontributi i qartë për këtë stabilitet,  për  më shumë investime dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik.

Së dyti, Shqipërisë i duhet sundimi i ligjit dhe jam i kënaqur që dje marrëveshja përmbante një drejtim të qartë për të ecur para me reformën në drejtësi”, u shpreh Johann Sattler, ambasador i Austrisë.

Top Channel