“Para dy viteve komuniteti ishte shumë i vogël, trefishi i 1%, është vetëm 3% e popullsisë. Do të thotë se ka ende shumë punë për të bërë. Megjithatë, trendi është inkurajues, por është shumë e rëndësishme që secili prej nesh në rrethet ku ka influencë, në klasën e vet, në shkollë, në lagje të promovojë biçikletën”, tha Veliaj, duke shtuar se ndotja është ulur me 15%.
Që tu vijë në ndihme përdoruesve të biçikletës, bashkia siç thotë kreu Veliaj po ndërton korsinë e veçantë për të ndihmuar këtë mënyrë transporti.
“Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara, por edhe të mbrojtura, për t’u siguruar që eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci për një udhëtim të sigurtë”, tha Veliaj.
Në ndihmë të mjedisit, do të jenë edhe 2 parkingjet nëntokësore në Tiranë, të cilët do të jenë të pajisur me karrikues elektrik falas për të gjithë ata që përdorim automjete me këtë lloj energjie.
Top Channel