Pamje nga tmerri në Nju Jork

19/05/2017 00:00

Ish-marinsi 26-vjeçar, Richard Rojas, u bë tmerri i Nju Jorkut një ditë më parë, teksa me automjetin e tij u fut mes turmës së njerëzve në “Times Square”. Ai vrau një vajzë dhe plagosi 22 persona të tjerë, ndërsa pretendon se “kishte dëgjuar zëra”.

Nga sa pohon “Associated Press”, Richard Rojas priste të dilte i vdekur nga kjo ngjarje. Edhe Reuters sqaron se pas prangosjes, i riu është shprehur se “supozohej ta kishin qëlluar”.

“Unë desha t`i vrisja ata njerëz”, citohet të ketë thënë ai. Ish-marinsi 26-vjeçar ishte ndaluar dy herë më parë nga policia për ngarje të mjetit në gjendje të dehur. Vajza që humbi jetën ishte 18 vjeç. Ajo quhej Alyssa Elsman dhe kishte ardhur nga Miçigani bashkë me familjen për të vizituar qytetin. Motra e saj 13-vjeçare mbeti gjithashtu e plagosur në ngjarjen e rëndë.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel