“Po, jam pranuar”. Me këto fjalë pa hequr sytë nga monitori i kompjuterit, adoleshenti Mark Zuckerberg komentonte lajmin e pranimit në Harvard, një nga universitetet më prestigjioze amerikane.

Pamjet janë publikuar nga vetë Zuckerberg që e ka shpërndarë videon e xhiruar nga i ati i tij rreth 15 vite më parë.

Ndryshe nga babai i tij, i emocionuar për lajmin, reagimi i Zuckerberg ishte më i përmbajtur.

Por në fakt Mark nuk u diplomua kurrë: braktisi Harvardin për tiu dedikuar Facebook-ut që po rritej, që lindi pikërisht nga muret e konviktit studentor. Duke publikuar këtë video Zuckerberg kujton se javën e ardhshme do të kthehet në universitetin e tij të vjetër. Më 25 maj do të jetë ai, themeluesi i perandorisë sociale, që do të mbajë fjalimin e rëndësishëm në ceremoninë për të diplomuarit. Dhe për këtë rast do të marrë edhe një diplomë nderi.

Dhjetë vjet më parë, i njëti fat i takoj Bill Gates, bashkëthemeluesit të Microsoft. As babai i Apple, Steve Jobs nuk është diplomuar.

Top Channel