Shtetet arabe financojnë islamizmin në Ballkan. “Arabia Saudite, – thotë gazeta “Die Welt”, – forcon ndikimin duke zgjeruar vehabizmin, ndërsa Turqia tenton të luajë rol më të rëndësishëm në territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane”.

Qeveria gjermane, – sipas kësaj të përditshmeje, – konstaton një rritje të ndikimit islamik të mbështetur nga Arbabia Saudite dhe nga shtetet e tjera të Gjirit Persik në Ballkanin Perëndimor.

“Organizata misionare saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë Islame nëpërmjet imamëve të dërguar”, thuhet në vlerësimin e Berlinit zyrtar në përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag.

Gazeta konstaton se vehabizmi është pothuajse indentik me salafizmin. Më tej, “Die Welt” përmend angazhimin e vazhdueshëm të individëve, si dhe të organizatave joqeveritare e atyre gjysmëqeveritare, në Bashkësinë Islame në Kosovë.

Përveç ndikimit saudit, konstatohet edhe forcimi i ndikimit të Turqisë në rajon. “Pas ardhjes në pushtet të AKP-së në vitin 2002, e sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke”.

“Orientimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Peradorisë Osmane gjendet në fokusin e politikës turke”, vlerëson ekzekutivi gjerman. Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi, në korrik të vitit 2016, – sipas tij, – konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes “Gulen” u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnje, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Top Channel