Bie numri i aksidenteve, INSTAT: Në prill më pak viktima

18/05/2017 00:00

Numri i aksidenteve rrugore ka pësuar një rënie me 14.8% në muajin prill, krahasuar me prillin e vitit që shkoi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, me rënie është edhe numri i aksidenteve si katrmujor, me 59 aksidente më pak ose, me një ulje prej 9.9% karahasuar me 2016.

E rëndësishme është se rënia e numrit të aksidenteve është shoqëruar edhe me ulje të numrit të viktimave.

Në prill ka patur 5 të vdekur më pak se në prillin e 2016, ndërsa si katërmujor janë 27 humbje jetësh më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

E njëjta tendencë është edhe me të plagosurit, ku ka një rënie të numrit të të aksidentuarve në të gjithë treguesit. Në mbi 90% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha nga 25 në 35 vjeç.

INSTAT nuk jep të dhëna mbi shkaqet e rënies së numrit të aksidenteve, por funksionimi i patentës me pikë dhe forcimi i masave për shkeljet rrugore, sidomos përkundrejt përdoruesve të alkoolit, tejkalimit të shpejtësisë dhe përdorimit të rripit të sigurmit bësohet se ka dhënë efekte pozitive.

Top Channel