Meta pret delegacionin e OSBE-së

15/05/2017 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti një delegacion të OSBE të përbërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Battelli, zv.Presidenti Andreas Nothelle dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në këtë takim, kreu i Kuvendit shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm me OSBE-në

“OSBE ka rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e dialogut. Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Battelli.

Në këtë takim, Meta shprehu nevojën e një marrëveshjeje mes palëve, si tha ai që zgjidhja të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik në interes të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Top Channel