Teksa është në rindërtim e sipër “Muzeu i gjethes” ka hapur dyert e njërës prej hapësirave të tij për të pritur 400 fotografi në ekspozitën “Totally lost”, pjesë e Bienales së Mesdheut.

“Energjia e Biennales ka ardhur edhe këtu, ka prekur edhe këtë hapësirë që ka memorien e saj të rëndësishme. Janë rreth 400 fotografi, të hapësirave dhe arkitekturave gjatë periudhës së komunizmit, nazizmit, fashizmit, të gjitha format totalitare të diktaturës. Janë të gjitha hapësirat që tashmë kanë mbetur të pashfrytëzuara. Është shumë interesante që të vendosen këto fotografi, ky mendim se çfare ka mbetur pas 50 vitesh totalitarizëm”, thotë Driant Zeneli, Drejtor Artistik i Bienales së Mesdheut.

“Ajo që reflektojnë artistët bashkëkohorë sot është që pasi kanë mbaruar këtë lloj totalitarizmi në forma regjimesh, çfarë ka ngelur nga këto arkitektura? Ne kemi Metalurgjikun e Elbasanit, kemi shumë hapësira edhe ne vetë këtu në Shqipëri që kanë mbetur të paprekura e të pashfrytëzuara. Është një refleksion sesi ne duhet t’i ripërdorim hapësirat”, shton më tej ai.

Hapësira që më parë kanë patur vlera të rëndësishme për nga përdorimi, e që vlerë kane edhe sot, por jo më për funksionin që ushtrojnë, ndaj për këtë shkak, në formën e ironisë artistët i quajnë totalisht të humbura, duke kërkuar t’u japin jetë edhe njëherë.

Top Channel