230 artistë nga Mesdheu mbërritën në Tiranë e bashkë me ta edhe veprat  e tyre pjesëmarrëse në edicionin e 18 të Bienales së Artistëve të Rinj “Mediterrane 18”. Në çeljen e këtij eventi të rëndësishëm, ku Shqipëria aderon për herë të parë, Ministria tregoi edhe zanafillën se si Shqipëria u bë pjese e saj.

“Është një histori që më ka ndodhur në momentin që sapo kisha marrë detyrën. Kam marrë një mesazh nga një artist i ri, i cili më tha që Shqipëria nuk është anëtare e Bienales së Mesdheut dhe kjo na privon ne artistëve të rinj nga mundësia që të jemi pjesë e asaj organizate prej disa dekadash, e na privon nga shume mundësi të tjera. E në fakt ky ka qenë sinjali i parë e kontakti i parë me Bienalen e Mesdheut e që atëherë nisi një histori e gjate negociatash, kontaktesh, që në fakt u formalizua në Torino ku ndodhet edhe selia e Bienales së Artistëve të Rinj, krijuesve te rinj te Mesdheut. Vendosëm e dorëzuam kandidaturën e Shqipërisë për të qenë vendi organizator, vendi pritës i Bienales “Mediterranea 18” ”, shprehet Mirela Kumbaro, ministre Kulture.

Bienalja do të shtrihet në Tiranë e Durrës dhe do të përfshijë një sërë aktivitetesh deri në datën 28 maj, ndërsa kulmin do ta shënojë në javët në vijim, pasi deri në datën 9 aktiviteteve do të jenë më intensitet të lartë. Për këtë arsye në krye të Mediterranes do të jenë disa kuratore: Jonida Turani për  Artet e Aplikuara, Maja Çiriç për Artet Pamore, Ema Andrea për performancat, Maria Rosa Sossai për Letërsinë e Leximin, Alban Nimani dhe Rubin Beqja për muzikën si edhe për filmin Eroll Bilimani.

“Sot është koha për art, sot është koha për Kulturë. Kjo është Tirana që ne kemi”, shton Kumbaro.

Top Channel