Shqipëria është gati të mirëpresë 300 artistë nga Mesdheu në Bienalen, ku për herë të parë është vend organizator në eventin “Mediterranea”, që këtë vit shënon edicionin e 18-të.

“Bienalja është e ndërtuar mbi një koncept, e cila është shtëpia dhe ndahet në 4 degë: historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. Çdo ditë do të ketë një tematikë. Fillon më datë 4 maj. Ekspozitat zgjasin deri në datë 28 maj, por eventet dhe performancat zgjasin nga data 4 deri më 9 maj. Dita finale do jetë tek amfiteatri në Durrës. Është interesante, meqënëse flasim për shtëpinë. Pasi mbaron amfiteatri fillojnë shtëpitë. Pra duket si një amfiteatër i dytë i rrethuar me shtëpi bashkëkohore”, thotë Driant Zeneli, Drejtor Artistik, Bienalja e Mesdheut.
Tirana dhe Durrësi do të kthehen në kryqendrat e artit gjatë muajit maj.

“Bienalja, si çdo bienale është si një festival i madh që nuk ndodh në 2-3 vende. Do të bëhet në më shumë se 30 hapësira. Në Tiranë janë 29 lokacione, në Durrës 3. Në këtë moment gjendemi në një ndër hapësirat që është ish-ambasada Jugosllave, por që është përdorur edhe nga legjioni turk dhe është një hapësirë që i ka të gjitha ato që ka bienalja: ka historinë, ka konfliktin, ëndrrën dhe dështimin. Vlera e artit është: merr një hapësirë të tillë dhe e transformon në një qendër arti”, shton Zeneli.

Muzeu, Galeria Kombetare, parqet, por edhe ambientet e teatrit të ri “Turbina” do të hapin dyert për të pritur me 4 maj, artistë të rinj nën 35 vjec, nga vende të ndryshme të Europës. 

Top Channel