Në kinema që prej të enjtes shfaqet filmi i Gjergj Xhuvanit “Engjejt janë larg”, një bashkëprodhim Shqipëri-Kosovë-Itali që nuk shtrihet vetëm në financim, por edhe në aktorë, produksion dhe realizim të përbashkët.

Në mes të luftës së Kosovës sillet historia e fëmijëve të një jetimoreje, drejtuesit të saj Marios, një prift italian dhe Hanës, një ish-prostitute që gjendet aty për kërkimin e vajzës së saj dhe sjell atraksionin midis saj dhe njeriut të Zotit.

“Filmi rrëfen luftën e Kosovës me një trajim elegant dhe estetik nga Gjergji, parë nga sytë e fëmijëve që për rrethana të caktuara nuk mundën dot të largohen nga Kosova dhe lufta”, thotë producenti Dritan Huqi.

Një histori njerëzore dhe një skenar i bazuar në historinë e vërtetë të luftës dhe fateve që asaj i ranë për pjesë.

“Filmi është në fazë distribucioni në festival. Shpresojmë të ketë public në kinema”, shton Huqi.

Rinaldo Rocco dhe Teuta Krasniqi janë protagonistët krahas fëmijëve me një interpretim origjinalë.

“Fëmijet i kemi marë me audicione në zonën e Gjakovës dhe Bajram Currit, krahas aktoreve te tjerë si Rocco, Krasniqi, Xhepa, Xhelilaj etj”, rrëfen Huqi.

Top Channel