Dita Ndërkombëtare e Librit

24/04/2017 00:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, ndër të paktat aktivitete në kryeqytet dedikuar mikut më të mirë të njerëzve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i qëndroi besnik aktivitetit të përvitshem tashmë.

“Ne synojmë që të nxisim leximin tek të rinjtë, tek brezi i 2017-s, posaçërisht tek lexuesit tanë me libra të shkencave tona albanologjike, por edhe të tre autorëve tanë të mëdhenj të letrave tona, të cilët këtë vit kanë edhe përvjetor: Mitrush Kuteli, Martin Camaj dhe Anton Pashku, jo vetëm për të përkujtuar autorët, por edhe si një metodë për të nxitur lexuesin për ta afruar me librin”, thotë Lili Sula, shefe Departamentit të Letërsisë.

“Letersia si kujtesë” zuri një vend të rëndësishëm në këtë ditë përmes një ekspozite digjitale në kujtesë të Musine Kokalarit, por edhe përmes aktiviteteve të tjera.

“Është viti i memories dhe Departamenti ynë ka vendosur që këtë vit ta shënjojë këtë ngjarje për ta dhënë leximin tek studentët edhe përmes gjurmës së memories, gjurmës së historisë. Ne jemi një popull që më shumë se kushdo tjetër ndoshta do të donim që brezat të lindur pas ’90-s nuk e kanë përjetuar e nuk e kanë përcjellë këtë gjurmë ndaj e organizuam përmes një tryeze të rrumbullakët për të nxitur leximin”, shton shefja e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

E si për çdo vit, në oborrin e këtij fakulteti stendat e shtëpive botuese ofrojnë përgjatë gjithë ditës, libra të ndryshëm me çmime preferenciale për studentët.

Top Channel