Trupi ynë flet

21/04/2017 00:00

Marrëdhënia që kemi me trupin tonë është metafora e përditshme që na lidh me jetën dhe që mund të na ndihmojë të gjejmë çelësin për të kaluar frikën tonë.

Shpesh në fakt vështirësitë ushqimore janë sinjalizimi i diçkaje që prishet thellë në veten tonë.

Mjaft me fjalën dietë!
Nëse prej vitesh duam të dobësohemi, por vetë fjala ‘dietë’ na sjell pamjet e një qelie, duhet të ndryshojmë menjëherë mënyrën se si i interpretojmë ngjarjet. Braktisni këtë fjalë dhe zëvendësoheni me një mendim të ri pozitiv, për shembull ‘të jesh në formë’. Do të jetë më e lehtë të vendosësh lidhje të reja me trupin tënd.

Dëshirë legjitime
Të gjithë e dimë se rregullat e ashpra stimulojnë të kundërtën duke sjellë një fiksim për atë që kemi klasifikuar si “e ndaluar”. Fjala kyçe? Zëvendësoje!

Nëse duam ëmbëlsira, mund ta kesh këtë kënaqësi pa e eleminuar, por edhe pa marrë shumë kalori. Kur trupi mësohet me shije të reja, ngadalë reagon mbi një tip stimulimi pa ndryshuar rezultatin final. Do të ëmbla? Shija relative me ëmbëlsirën janë për shembull frutat, kosi me frutat e thata, që janë më të shëndetshme dhe më pak kalorike.

Pa impenjime
Një shëtitje e thjeshtë në ajër të pastër të përshpejton metabolizmin, ndikon në prodhimin e vitaminës D, e rëndësishme në parandalimin e osteoporozës, dhe na lidh me burimet e tona të brendshme, duke sjellë një shplodhje të organizmit tonë. Vetëm gjysëm ore aktivitet fizik në ditë mjafton. Rruga për të shkuar në punë apo pas një darke janë një mundësi e mirë.

Këtu dhe tani!
Momenti i vetëm për të reaguar, për të bërë diferencën dhe për të jetuar është e tashmja. Vazhdojmë të mendojmë për të shkuarën dhe të projektojmë të ardhmen, por nuk shërben për asgjë. Nëse do e lëmë veten të lirë të dëgjojmë trupin tonë do kuptojmë se nuk është armik, do bëjmë paqe me veten dhe do të gjejmë shijen për vitalitetin, humorin e mirë dhe energjinë.

Top Channel