Fatmir Miziri ka ndjeshmëri të lartë artistike. Kjo sipas tij është e lindur. Arti i ka mbushur shpirtin në kundërshtim me burokracinë dhe liria që ai ka ndjerë së fundmi bën që të përzgjedhë 13 punë që prej vitit 2010 dhe t’i sjellë në një ekspozitë “Prurje 2D dhe 3D” në Galerinë Fab.

“Shqetësimet e mia, si të gjithë njerëzve mbartin edhe kontekst social, por në rastin tim problemet janë shumë më të thjeshta. Unë në procesin tim krijues, shpesh interveroj në disa mediume njëherësh, ose ndërthuren dy materiale njëherësh për të përcjellë një ide”, thotë autori.

Çdo punë është një shqetësim social, si ndihma e kërkuar për ndotjen e ambientit, viti I mbrpashtë 1997, apo ikjet me gomone e mbytjet në det. Pastaj autoportreti më minuset e jetës. Por pavarësisht kësaj punët e veta kanë optimizëm.

“Duket optimizmi është pjesë e natyrës time, por unë në jetën time kam patur situata të trishta”, thotë ai.

Grabitja e një epitafi në vitin 1994 e bëri artistin të krijojë këtë instalacion “Nonsens”, që tregon edhe rritjen e brerosjes kulturore të kohës. Por shumë nuk ka ndryshuar që atëherë.

“Bën një vepër dhe nuk ke motiv për ta justifikuar atë, sikur e bën për vete”, sqaron ai.

Top Channel