Kur dhimbjet e lindjes i provon një mashkull

21/04/2017 00:00

Dhimbjet që ndjen nëna gjatë lindjes thuhet se janë të papërshkrueshme dhe meshkujt janë me fat që nuk i provojnë ato.

Por kurioziteti dhe mos konceptimi i kësaj dhimbjeje e ka shtyrë një student që të bëhet pjesë e një eksperimenti ku ka ndjerë dhimbjet e lindjes.

Jonny Wade vendosi të “sakrifikonte” veten për të provuar nëse do të mund t’i përballonte dhimbjet e lindjes, duke u përfshirë në eksperimentin e organizuar nga Lincoln Memorial University në Tennessee.

E gjithë skena është filmuar nga miqtë e tij dhe është publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, duke u kthyer në virale.

Ai duroi dhimbjet vetëm për 20 sekonda, dhimbje të cilën disa gra duhet ta durojnë edhe disa orë.

Top Channel