“Parkingu”, kapen 20 kg hashash dhe tre në pranga

20/04/2017 00:00

Tre persona përfunduan në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim gjatë operacioni antidrogë të  koduar “Parkungu” të policisë së Qarkut Elbasan.

Albert Terziu, 30 vjeç, Xhimi Hoxha, 35 vjeç dhe Sokol Hamataj, 35 vjeç u arrestuan në flagrancë, ndërsa 45-vjeçari me inicialet A.L. është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, të katër këta shtetas, që të gjithë banues në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të prodhimit të shitjes së lëndëve narkotike.

Si provë materiale policia ka sekuestruar një sasi prej 20 kilogramësh hashash si dhe tre makina. Policia dyshon se droga ishte kultivuar nga 45-vjeçari A.L. i shpallur në kërkim, ndërsa tre shtetasit e tjerë kishin marrë përsipër transportimin e saj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel