Mjekët: Po shfrytëzohet mungesa e një baze ligjore

20/04/2017 00:00

Në “Fiks Fare” u ngrit edhe problemi i mungesës së ligjit për këtë lloj shërbimi. Sipas mjekëve, persona abuzivë janë duke përfituar pikërisht nga kjo mungesë ligjore, për të ngrohur xhepat e tyre në dëm të klientëve.

“Një situatë e tillë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme”, shprehen profesionistët. Në vendet e Europës është e përcaktuar qartë sesi funksionin ky shërbim, që nga lloji i produkteve të përdorura e të lejueshme, e deri te mënyra sesi transportohen.

Sipas mjekëve, mjafton të merret në konsideratë një ligj i Bashkimit Europian dhe lehtësohet situata e krijuar në vendin tonë, sidomos në të mirë të pacientit.

Sa iu përket pagesave për këto shërbime në parukeri e qendra estetike janë si më poshtë:

Mbushje buzësh me silikon: 200-300 euro
Mbushje rrudhash me silikon: 50-200 euro
Fryrje buzësh me acid hialuronik: 50-200 euro
Vetulla Tatu: 200 euro
Ngritje vetulle: 150 euro
Ngjyrosje buzësh: 150 euro

Top Channel