Violinisti Olen Cesari rikthehet pas dy vitesh për publikun shqiptar ne nje koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve në dy mbrëmje rresht.

I rezervuar ne detaje lidhur me përmbajtjen e programit, Oleni zbulon se 80 % e materialeve muzikore të koncertit do të jenë të ndryshme nga koncerti paraardhës, duke i dhënë publikut të vendlindjes kënaqësi të reja në çdo koncert te tij.

“Gjithmonë skaletën e mbaj të fshehur, jo vetëm e mbaj të fshehur, por e krijoj duke parë publikun në kuptimin që kam 30-40 këngë në një liste dhe them “Këto janë këngët që kemi për sot.” Duke parë reagimin e publikut do bëjmë këtë. Gjithë ajo që ndodh është e improvizuar, sepse unë marr energjinë e publikut dhe ia kthej atij. Është gjithmonë një bashkëpunim me publikun”, shprehet violinisti Olen Cesari.

Ajo që Oleni zbulon është fakti se që në fillim koncerti do të jetë shpërthyes duke nisur me “Listën e Shindlerit” njeëkompozim nga Pink Floyd.

“Është muzikë nga bota. Janë këngët më të rëndësishme të muzikës botërore. Fillon me “Schindler’s List” në versionin pinkfloydian dhe mbaron me festë. Shpresoj që publiku shqiptar të perceptojë këtë. Ne kemi ardhur aty që të transmetojmë një festë, një moment që energjia të rritet në atë pikë që të ngrihen nga karrigia ta shijojnë”, thotë Olen.

Më 19 dhe 20 prill Cezarin do ta shoqërojnë Inva Mula, Carlos Paz dhe Lavinia Mancusi edhe sit e ftuar special te koncertit te tij recital, partner mediatik i së cilit është Digitalb.

Top Channel