Minidiktaturat e holla apo të hapura janë edhe sot pjesë e shoqërive në tranzicion. Nisur nga kjo, Erion Isai adoptoi “Fermën e kafshëve” të Orëell, sipas versionit britanik, dhe e sjell atë për publikun në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me një kastë të gjerë prej 14 aktorësh, premierë këtë të hënë.

“Kemi bërë një trajtim të veçantë të veprës së George Orëellit. Nuk kemi bërë kafshët që po mundohen të bëjnë një revolucion, por kemi bërë njerëzit që sillen si kafshë me pushtetin dhe me fermën e tyre, që në këtë rast është alegori për Shqipërinë”, tha regjisori dhe aktori Erion Isai.

Nga pikëpamja e pushtetit, gjithçka është në rregull. Ai shijon, kur poshtë teje janë njerëz që servilosen.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, është deklarata e derrave të pushtetit, duke u graduar kështu më superiorë.

“Po t’ia kemi arritur qëllimit që të përçojmë te spektatorët atë që diktaturat janë të gjitha njësoj, të gjithë derrat kanë një fytyrë, atëherë ne ia kemi arritur qëllimit të shfaqjes”, u shpreh aktori Luftar Paja.

“Kjo prandaj është vepër e madhe, që i qëndron çdo kohe”, deklaroi aktori Marin Orhanasi.

Kasti ka dashur që kjo vepër t’i flasë publikut shqiptar, si një pasqyrë që fillon nga diktatura, e deri te tranzicioni i vazhdueshëm. Sipas këndvështrimit të tyre, kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës.

Top Channel