“Dhe i vdekur shpirti flet”

15/04/2017 00:00

Që nga Valbona, Ela, Vera e deri tek Jeta, fshihen ëndrrat e bardha të këtyre vajzave që koha i bëri viktima të dhunës dhe tutorizmit. E bashkë me to dy të tjera që humbën jetën ëndërronin dashurinë, familjen dhe të ardhmen.

Meri Mezini, punonjëse në IEVP Ali Demi rrëfen historinë e gjashtë prostitutave. Dhe e sjell si një histori të tërë nga historitë e tyre në librin “Dhe i vdekur shpirti flet”.

“Në këtë libër jap një mesazh që jeta vazhdon. Ato bëjnë takim pas disa vitesh në vendin ku kanë ushtruar prostitucionin për t’i dhënë mesazhin tutorëve që nuk ka më vajza të rrëmbyera”, rrëfen Meri Mezini, punonjëse IEVP 325.

Mënyra se si ky libër ju soll vajzave dhe grave që vuajnë dënimin këtu ishte nëpërmjet një bashkëbisedimi me artistë.

Një nga Zonjat e Mëdha të filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa zgjodhi këtë takim për të shprehur qëndrimin e saj në lidhje me debatin e ndalimit të filmave.

Mes argëtimit këto të dënuara reflektuan për tablon rrëngjethëse të fillimviteve 90 dhe dramës sociale të prostituimit me një gjeografi të tërë personazhesh dhe karakteresh të viktimizuara.

Në IEVP në Ali Dem shumë vajza dhe gra janë të dënuara për prostituim. Momente të tilla për reflektim, nëpërmjet një libri apo mes artistësh, i bëjnë ato që të deklarojnë që pas daljes nga burgu do të bëjnë çdo lloj pune të mundshme përveç prostituimit.

Top Channel