The Voice, largohet Berivani

12/04/2017 00:00

Berivan Biçakçi, një nga konkurentët e skuadrës së Xuxit, të martën njoftoi largimin e saj të papritur nga spektakli The Voice.

Ajo e bëri këtë njoftim ndaj produksionit me anë të një videomesazhi në të cilin njoftoi se për të është e pamundur të jetë pjesë e netëve live. Në të shprehej se ndihej e keqardhur dhe nuk ka patur mundësi tjetër zgjedhjeje, pavarësisht dëshirës së saj të madhe për të vazhduar rrugëtimin.

Ky largim ka qenë i pashembullt në historikun e The Voice.

Nga ana tjetër trajneri i saj, Xuxi, i cili e kishte vendosur Berivan në karrigen e parë, e quan të rënde largimin e saj.

“Sinqerisht lajmi që Berivan nuk mund të vazhdojë garën më ka ardhur rëndë! Kjo për arsye se Berivan ka patur potencial për të arritur goxha larg, ndoshta edhe të ishte e para nga konkurrentët e huaj që fiton “The Voice of Albania”, është shprehur ai.

Gjithsesi, ai vazhdon të besojë se dikush nga skuadra e tij do të shpallet fituesi. Vetë Xuxi do të jetë i ftuar në emisionin Wake Up ditën e enjte, nga ku do të saqrojë më mirë rastin Berivan dhe vazhdimin e garës.

Duke u bazuar në formulën risi të The Voice “ranking chairs”, që i jep të drejtën për t’u rikthyer në garë konkurrentit të fundit të ulur në karrige, para se trajneri të merrte vendimin përfundimtar se me kë do të shkonte në Netet Live.

Sipas kësaj logjike produksioni vendos të rikthejë në konkurrim Maria Luigian, e cila ishte vendosur në karriken 4 dhe u spostua nga trajneri, që zgjodhi të vazhdojë garën me Kekën. Maria Luigian është zyrtarisht pjesë e netëve Live.

Top Channel