Mjellmat ndërrojnë “liqen”; TKOB në rindërtim, shfaqja te Pallati i Kongreseve

11/04/2017 00:00

Për tre vitet e ardhshme Pallati i Kongreseve do të jetë shtëpia e re e Operas dhe baletit shqiptar, në skenën e së cilit artistët do të performojnë pjesët me të rëndësishme të kalendarit artistik deri në përfundim te rikonstruksionit të TKOB.

Si rrallëherë, në një mënyrë të veçantë, drejtuesit e TKOB zgjodhën të prezantonin sezonin e ri artistik në shtëpinë e tyre të re.

“Tashmë TKOB ka një shtëpi te re, një shtëpi edhe më të madhe që është Pallati i Kongreseve. Të gjitha shfaqjet tona më të rëndësishme, të gjitha premierat më të rëndësishme, duke filluar që nga premiera e këtij sezoni “Liqeni i Mjelmave”  në do të performojmë në këtë skenë të madhe e më shumë gëzim e them që do të jetë skena e të gjithë shqiptarëve”, shprehet drejtoresha e TKOB, Zana Çela.

Kryeveprën e repertorit botëror, vene te skena e kohëra të ndryshme në mënyra nga më të ndryshmet që nga klasikja e deri tek modernia, Enada Hoxha e Gerd Vaso, në cilësinë e koreografeve, kanë zgjedhur ta vendosin në Amerikën e viteve ‘40-‘50.

 “Ky liqen të vinte pa iu prekur asgjë nga historia thjesht kalimi nga klasikja, në një epokë tjetër. Mendova ta sjell në një formë amerikanad. Pa luajtur asgjë edhe nga klasikja, sepse pikërisht “Mjellmat” do i shikoni klasike, siç jeni mësuar të tërë ta shikoni Liqenin e Mjellmave”, tha Enada Hoxha, Drejtore Baleti ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit.

Në formën e një filmi show, show-baleti apo musical, ‘Liqeni i Mjellmave’ do te ngjitet premiere me 14 prill për t’u shfaqur edhe përgjatë fundjavës në datën 15 dhe 16 prill në Pallatin e Kongreseve.

Top Channel