Rinas, ndalohet izraeliti me pajisje të dyshimtë përgjimi

24/03/2017 00:00

Një shtetas izraelit, që udhëtonte përmes Aeroportit “Nënë Tereza” ditën e enjte, ka alarmuar policinë për shkak të një pajisjeje të dyshimtë elektronike që mbante në valixhe.

Gjatë kontrollit të udhëtarëve, efektivët e Policisë Kufitare të Komisariatit të Rinasit kanë konstatuar në valixhen e tij një pajisje në formën e lap topit dhe kanë dyshuar se mos bëhej fjalë për një pajisje përgjuese.

Izraeliti 51-vjeçar, pasi u shoqërua në Komisariatin e Rinasit, më pas u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar ka filluar veprimet verifikuese dhe proceduriale në bashkëpunim me Njësinë “Task-Forcë” të Prokurorisë së Tiranës, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm.

Policia njofton se nën drejtimin e prokurorit u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet aktekspertimi për të përcaktuar ç’funksion kryen ajo.

Top Channel