Pesëmbëdhjete muzikantë nga dhjetë vende të ndryshme të botës që flasin nëntë gjuhë të ndryshme. Së bashku ata formojnë Orkestrën ‘Piazza Vittorio’, një formacion që Tiranën e viziton për herë të parë.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu për të treguar fabulën e orkestrës sonë ‘Piazza Vittorio’, kësaj orkestre te perbere nga 15 muzikante nga 10 vende te ndryshme, që përfaqësojnë 4 besime fetare të ndryshme. Kjo tregon një mundësi me shumë bashkëjetesë në një kohë kur mes popujve po ndërtohen barriera dhe mure e kur terrorizmi po kërcënon bashkëjetesën mes popujve”, shprehet Mario Tronco, drejtor artistik i “Orchestra Piazza Vittorio”.

Muzike tradicionale e secilit vend, përzier me Rock, Pop, Reagge e madje edhe klasike. Kjo është gjuha e përbashkët që grupi flet: Gjuha e muzikës.

“Ne komunikojmë përmes një gjuhe të përbashkët që është gjuha e muzikës. Fjalët ndonjëherë janë të vështira për të komunikuar, të komplikuara dhe krijojnë edhe keqkuptime, ndërsa muzika është një shkencë precize. Për publikun shqiptar do të luajmë pjesë të repertorit tonë që përbëhet nga muzikë arabe, indiane, afrikane, por edhe italiane”, thotë Mario Tronco, drejtor artistik i “Orchestra Piazza Vittorio”.

“Miksimi i kulturave te ndryshme sjell bukurine, ndaj nuk duhet pasur frike nga diversiteti, përkundrazi. Larmia është ajo që prodhon gjëra të bukura”, shton Mario Tronco.

Orkestra numëron 5 albume dhe 800 koncerte në të gjithë botën. Për publikun shqiptar do të performojë mbrëmjen e së enjtes në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Top Channel