Aksidentohen motoçikletat në Vlorë, dy të plagosur

23/03/2017 00:00

Pas mesditës së të enjtes, nga një aksident rrugor i ndodhur në Novoselë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 14:00 në rrugën qendrore të fshatit.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e motorave, shtetasi F.H., 41 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi T.M., i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel