Itali-Shqipëri, gjykon një arbitër slloven

20/03/2017 00:00

FIFA ka përcaktuar sot edhe treshet gjykuese të ndeshjeve të radhës eliminatore për Botërorin e Rusi 2018.

Kështu, ndeshjen e skuadrës përfaqësuese të futbollit me Italinë në Palermo është caktuar ta gjykojë një treshe arbitrash nga Sllovenia me kryesor Slavko Vincic.

Asistentet e tij do të jenë: Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.

Top Channel