Eksportet, Ekonomi: Rritje mbi 14% në dy muajt e parë të vitit

20/03/2017 00:00

Në fillim të këtij viti eksportet nga vendi ynë janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

“Në dy muajt e parë të vitit 2017 eksportet u rritën me 14,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Pak ditë më parë ishte Instituti i Statistikave që njoftoi se, eksportet u rritën për të dytin muaj rresht në rend dyshifror, duke sinjalizuar se 2017-a mund të jetë një vit më i mirë për kompanitë eksportuese.

Top Channel