38-vjeçarja abuzon seksualisht me 14-vjeçarin, rrezikon burgun

20/03/2017 00:00

Një nënë e martuar përballet me një sërë akuzash pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një minoren.

“Brooke Lajiness ka pranuar se ka abuzuar me 14-vjeçar 15 herë”, bëjnë të ditur efektivët e policisë së Lima Township në Michigan të SHBA, raporton The Sun.

Ndaj saj janë ngritur 13 akuza të ndryshme për krimin seksual duke nisur nga joshja me foto nudo që ajo i kishte dërguar deri tek akti i kryer disa herë në vende të ndryshme.

Një prej prokurorëve ka deklaruar se po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka edhe minorenë të tjerë me të cilit 38-vjeçarja ka abuzuar.

Raportohet se Brooke Lajiness u arrestuar pas denoncimit që mamaja e djalit kishte bërë kundër saj, pasi kishte zbuluar se ajo flinte me djalin e saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel