Johanes Hahn e thekson edhe një herë rëndësine e stabilitetit të Ballkanit për Europën. BE-ja ka “një interes tërësisht vetiak” për qëndrueshmërinë e rajonit për shkak të situatës gjeostrategjike dhe Ballkani është Europë”, sqaroi ai në një tjetër intervistë mbi këtë temë për DW.

“Europa kujdeset duke qenë përgjegjëse për rajonin” dhe këtë amerikanët padyshim e pranojnë pozitivisht.  Ka pasur situata si në rastin e Maqedonisë sot apo dhe në Shqipëri, ku kjo ka funksionuar në mënyrë të koordinuar nën udhëheqjen tonë”, thotë Komisioneri.

Hahn mendon se kjo ndarje mes Europës dhe SHBA-së është mjaft pozitive. Europa, sipas tij, ndihet vazhdimisht përgjegjëse dhe e detyruar për rajonin. komisioneri mendon se blloku ka mundësi të ndikojë fort në Maqedoni, duke kujtuar këtu se 75 përqind e popullsisë e dëshiron anëtarësimin e vendit në BE.

Pra politikanët do të bënin mirë që të vendosnin për diçka që do t’i shërbente këtij procesi, shprehet hahn duke shtuar pikërisht kjo është edhe leva e tij në bisedime me politikanët në Maqedoni: nëse nuk do të veprojnë në përputhje me një parim të tillë, ai nuk shkruan rekomandime pozitive.

Zyrtari i lartë i BE-së preku dhe çeshtjen e ndikimit në rritje të Moskës. “Rusët na acarojnë, por kjo është e gjitha. Unë nuk e injoroj një gjë të tillë, megjithatë bëj thirrje për më shumë vetëbesim”, deklaroi më tej. Për çdo rast, Hahn pranon faktin që gjendja është përkeqësuar dhe thotë se ka paqëndrueshmëri dhe se krerët e BE-së nuk duhet të mashtrojnë veten.

Top Channel