Shkodër, sekuestrohen 76.2 kg marijuanë

16/03/2017 00:00

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në sajë të operacionit të koduar “Forest” 76.2 kg marijuanë dhe një sasi fishekës.

Sipas burimeve zyrtare rreth orës 17.00 të së mërkurës u ngritën pika kontrolli për të ndaluar automjetin Benz Mercedes ML me targë AA476MJ, i cili po lëvizte në nga fshati Brigjë për në Rapsh, në afërsi të kufirit të gjelbër.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjetën shtatë thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuane. 

Ndërsa në shtëpinë e 25-vjeçarit F. H, drejtuesi i mjetit i cili u shpall në kërkim, u gjetën dhe 130 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy krehëra.

Top Channel