Fshati nën plehra, në Babicë 6 muaj pa u mbledhur

16/03/2017 00:00

Prej më shumë se gjashtë muajsh banorët e fshatit Babicë bashkëjetojnë me mbeturinat . Ata protestuan në një ndër pikat e grumbullimit më të madh të këtyre mbetjeve.

“Kemi që në muajin tetor që nuk i kanë hequr fare. Këto mbeturina pastroheshin kur ishte komuna. Tani nuk i heq njeri. Paguanim njëmijë lek kur ishte komuna. Tani paguajmë 2800 lekë dhe nuk i heqin”, thotë një banor.

“Paratë venë nëpër institucione. Kush i vjedh, kush i ha padrejtësisht”, thotë një tjetër.

“Mbase na i zgjidhni juve, se mesa e shohim terezinë të gjitha problemet i ka marrë Fiksi dhe Topi, se qeveri këtu nuk bëka fare”, shprehet një tjetër banor i Babicës.

Edhe pse janë taksapagues të rregullt, banorët e Babicës  asnjëherë nuk e kanë përfituar nga shërbimi i pastrimit, madje kanë qenë vetë ata me mundësitë e tyre që kanë pastruar herë pas herë këto mbetje.

Edhe këta banorë kërcënojnë se nuk do lejojnë që politika të bëjë fushatë në zonën e tyre nëse nuk ndërhyhet në mënyrë urgjente për zgjidhjen e problemit të largimit të mbeturinave.

Top Channel