Prej më shumë se 5 vitesh, banorët e fshatit Bushkash të njësisë administrative Ulëz të Bashkisë Mat, jetojnë pothuaj të izoluar për shkak të dëmtimit të rrugës që i lidh me aksin nacional. 

Sipas banorëve, edhe pse qendra e fshatit është vetëm dy kilometra nga rruga nacionale, ajo është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.

Përgjatë gjithë rrugës ka gropa si dhe mungojnë kanalet anësore për kullimin e ujrave. Banorët thonë se do të bllokojnë rrugën nacionale Burrel-Tiranë dhe se nuk do të lejojnë hapjen e qendrave të votimit më 18 qershor, nëse kjo rrugë nuk rregullohet.

“Është ndërtuar që në vitin 2001 dhe nuk mirëmbahet fare. Ka shumë gropa dhe nuk janë hapur kanalet kulluese. Nuk lëmë njeri të vijë këtu për fushatë. Nuk do të lëmë as kutitë e votimeve që të futen. Nëse nuk na japin zgjidhje, ne do të bllokojmë rrugën nacionale Skure-Peshkopi”, thonë banorët.

Top Channel