Grabitjet në Rinas, edhe dy arrestime të tjera

15/03/2017 09:15

Policia arrestoi edhe dy anëtarë të tjerë të bandës që grabiste në rrugën e Rinasit.

Në kuadër të operacionit “Patriot” janë kapur 41-vjeçari Aleksandër Murataj, banues në Tiranë dhe Dritan Sinani, 43 vjeç, po nga Tirana.

Të dy, për policinë, dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Më herët, policia arrestoi anëtarë të tjerë të kësaj bande, një prej të cilëve bashkëpunoi, duke rrëfyer skemën dhe aktorët e vjedhjeve të bujshme.

Top Channel