Sulmohet një pikë karburanti në Durrës

10/03/2017 00:00

Një grabitje tjetër karburanti ka ndodhur në Durrës. Në lagjen 13 të qytetit, rreth orës 03:20, në pikën e karburantit kanë hyrë dy persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë.

Nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli, ata kanë arritur t’i marrin me dhunë rojes të gjitha paratë që kishte me vete, në shumën 2 000 lekë të reja.

Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes, të cilët janë larguar me paratë.

Top Channel