Malësi e Madhe, shpërthen makina e efektivit, dyshohet tritol

10/03/2017 00:00

Makina e një punonjësi policie në doganë ka shpërthyer dhe është përfshirë flakët teksa ishte i parkuar në fshatin Pjetërshan të Malësisë së Madhe.

Nga hetimet e para është ngritur dyshimi se automjeti i efektivit ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi tritoli.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi në makinë nuk ndodhej njeri. Nga hetimet rezulton se tritoli ishte vendosur në pjesën e poshtme të automjetit të parkuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ndërsa ende nuk është zbuluar arsyeja e vendosjes së tritolit.

Top Channel