Gomonia e mbytur në ishullin e Sazanit, gjenden 2 t drogë

10/03/2017 00:00

Rreth 2 ton drogë janë gjetur paraditen e sotme pranë ishullit të Sazanit gjatë kontrollit detar pas ndërprerjes së operacionit një ditë më parë për shkak të detit të trazuar.

Pas rënies së fuqisë së detit, Policia e Vlorës në  bashkëpunim me Delta Forcë dhe Guardia di Financa,  bënë të mundur ditën e sotme tërheqjen e gomones, e cila u gjet e braktisur një ditë më parë në ishullin e Sazanit.

Në të u gjet një sasi e konsiderueshme kanabis, ndërsa pjesa më e madhe e saj kishte rënë në det. Pas një punë disa orëshe e gjithë droga është ngarkuar në mjetin e Guardia di Financës dhe më pas u transportuar në zonën e Radhimës ku dhe është reparti i Delta Forcës.

Sipas specialistëve të anti-drogës pesha e kanabisit mund të shkojë në rreth 2 ton.

Po ashtu ata dyshojnë Gomoja mund të ketë ardhur nga shteti fqinj Itali, duke u strehuar nga trafikantët tanë dhe më pas është ngarkuar për t’u trafikuar drejt Italisë.

Enigmë ngelet, personat të cilët kanë drejtuar mjetin tip gomone kanë mundur të largohen me mjet tjetër , apo të jenë mbytur.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel