Gjyqi ndaj Ismailaj, prokuroria kërkon thirrjen e çekëve

10/03/2017 00:00

Në seancën e radhës kundër Kastriot Ismailajt, prokuroria kërkoi që dy shtetasit çekë Josef Hejsek dhe Jan Ivan të pyeten si të bashkëpandehur dhe jo si dëshmitarë.

Kjo kërkesë e prokuorisë vjen menjëherë pasi organi i akuzës iu ka komunikuar akuzat përmes letërporosive dy ish-drejtuesve të CEZ.

Pas këtij qëndrimi të prokurores Antoneta Sevdari ka reaguar mejëherë i pandehuri Kastriot Ismailaj, i cili insiston që dy ish-zyrtaret e kompanisë çeke të flasin në gjykatë si dëshmitarë dhe jo si të bashkëpandehur.

Ismailaj pretendon se është e pamundur që dy ish-zyrtarët të hetohen pasi sipas tij, Parlamenti ka miratuar një ligj sipas të cilit ndalohet hetimi i tyre.

Ndërkohë, në listën e dëshmitarëve është edhe Rebeka Gaskin, për të cilën, meqenëse nuk i është gjetur ende adresa, u kërkua ridërgimi i fletëthirrjes për ta pyetur në këtë proces.

Por ndërsa komisionet hetimore po vijojnë punën për çështjen e CEZ, i pandehuri Ismailaj u shpreh se gjykata mund të kërkojë materialet që po diskutohen në komisionet parlamentare për llogari të procesit gjyqësor dhe po ashtu u shfaq i gatshëm të dëshmojë në komisionet hetimore parlamentare.

Top Channel