Djali qau kur do bënte analizat, babai rreh laborantin

10/03/2017 00:00

Një laborant është rrahur nga prindi i një fëmije në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur 29-vjecari Ilir Alushaj shkoi për t’i bërë analizat e fëmijës së tij.

Incidenti nisi nga të qarat e fëmijës në momentin që laboranti është përpjekur t’i marrë kampionin për analizat.

Sipas policisë, e qara ka krijuar panik tek i ati i fëmijës i cili ka reaguar duke e goditur disa herë me grusht laborantin. Prindi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Top Channel