Vrasja e policit në Lazarat, kërkohen 3 dënime përjetë dhe 144 vite burg

08/03/2017 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me tre burgime të përjetshme dhe 144 vite burgim në total për 11 të akuzuarit e  të ashtuquajturit grupi i Lazaratit, i cili dy vjet më parë sulmoi me armë policinë duke vrarë efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha.

Por me gjithë dënimet e ashpra të kërkuara nga akuza  pritet që Gjykata të aplikojë 1/3 e zbritjes së deëimit pasi ky proces u zhvillua me gjykim te shkurtuar.

Për ata që i akuzon si pjesë grupit të zjarrit Arbion Aliko , Bajram Bocia dhe Elvis Boci Prokuroria kërkoi dënimin e tyre me burgim të përjetshëm.

Të tre ata akuzohen për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha verën e 2015 në fshatin Lazarat. Pritet që pasi është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre t’u zbresë dënimi në 35 vjet burgim.

Për Alban Alikon prokuroria kërkoi dënimin e tij me 35 vjet burgim, ndërsa për  Otian Proko, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj dhe Iliaz Xhefarraj kërkoi nga 18 vjet burgim, ndaj të cilëve do të aplikohet sërish zbritja e 1/3 së këtij dënimi.

Të 11 të rinjtë sulmuan me armë policinë një vit pasi ajo kishte marrë nën kontroll fshatin Lazarat pasi kishin planifikuar që ta kthenin Lazaratin në fshatin ku mbillej drogë.

Top Channel