Qeveria, dëmshpërblim policëve që u dëmtohet prona

08/03/2017 00:00

Qeveria do të dëmshpërblejë financiarisht punonjësit e policisë, të cilëve u dëmtohet prona për shkak të detyrës.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të posaçëm, i cili i jep ndihmë të menjëhershme financiare punonjësve të policise deri në 1 milion lekë.

Kjo, kur prona e tyre është dëmtuar si pasojë e veprës penale për shkak të detyrës, ose është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit për përmbushjen e detyrës zyrtare.

Sipas vendimit, ndihma përfitohet kur rasti i dëmtimit të pronës është kallëzuar në prokurori dhe punonjësi i policisë nuk ka përfituar dëmshpërblim nga ndonjë shoqëri sigurimi.

Top Channel