Meta: Sfidat, më të lehta kur femrat fuqizohen

08/03/2017 00:00

Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në zyrën e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human e luftarak të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen, por edhe për të ardhmen europiane të vendit.

Kryetari i LSI-së theksoi se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë.

“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Gëzuar 8 marsin!”, u shpreh Meta në këtë ditë feste.

Top Channel