Aksident në aksin Pogradec-Korçë, humb jetën një grua

08/03/2017 00:00

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Një e re ka humbur jetën ndërsa 4 persona të tjerë, të afërm me njëri-tjetrin, janë plagosur rëndë si pasojë e daljes së mjetit nga rruga.

Sipas të dhënave, mjeti “Renault” me targë “KO 8946 A”, ku udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë dhe për pasojë ka humbur jetën Etleva Sallo, rreth 35 vjeç, pasagjere në mjet.

Ndërkohë, një tjetër pasagjere, 30 vjeç, është plagosur rëndë dhe 3 të tjerë, mes të cilëve drejtuesi i mjetit, kanë marrë plagë të lehta.

Sipas të dhënave, mjeti po udhëtonte me shpejtësi nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që reshjet e shiut dhe lagështira në rrugë kanë ndikuar në daljen e tij nga rruga.

35-vjeçarja Sallo ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa familjarët e saj Ledion Sallo, drejtues i mjetit; si dhe dy vajzat Elona dhe Valbona Sallo ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bashkë me ta udhëtonte edhe shtetasja Festime Pere, e cila nuk dihet nëse kishte lidhje familjare me 4 personat e tjerë.

Top Channel