Suksesi i filmit “Home” nuk ka lënë pa marë jehonën e tij edhe në Këshillin e sigurimit të OKB.

Në sesionin e mbajtur dhe nën prezencën e diplomatëve më të lartë botëror, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit ka folur për suksesin e filmit HOME si një shembull për zhvillimin pozitiv dhe progresiv të shtetit të Kosovës.

“Unë do të doja të theksoj suksesin e filmit britaniko-kosovar Home i cili fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në Akademinë Britanike të Filmit Televizionit dhe Artit (BAFTA), i pari për Kosovën. Pas nominimit të filmit ‘Shok’ në Oscar vitin e kaluar, është e qartë se sektori kulturor i Kosovës po forcohet nga viti në vit.”, tha përfaësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS e OKB-së.

Filmi që ka në qendër krizën e rrefugjatëve, përvec përmirësimit të imazhit të Kosovës sjell edhe bashkëndjesinë me refugjatët  nën vëmendjen e këtyre diplomatëve.
 
‘HOME’, me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, sjell në interpretimet kryesore Jack O’Connel dhe Holliday Grainger. Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe përmes bashkëpunimit të afërt të ekipeve nga këto dy vende me mbështetje nga Ekipi e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe shumë përkrahës të tjerë.

“HOME” sjell në vëmendje gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen miliona njerëz në të gjithë globin, duke u shndërruar produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz  BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër.

Krahas regjisorit Daniel Mulloy dhe producentëve britanik Afolabi Kuti dhe Scott O’Donnell, trofeun BAFTA e morri edhe producenti kosovar Shpat Deda.

Top Channel