Me nismën e një grupi studentësh në Lezhë u organizua një debat për të ngritur një muze për shkrimtarin Gjergj Fishta në fshatin e lindjes.

Studiuesi i Fishtës, Tonin Çobani tha se nëse duhet të bëhet diçka për Fishtën ajo duhet të ndërtohet në vendin ku ai lindi.

“Françeskanët pasi fillojnë rrugën dhe veshin zhgunin nuk kanë më një banesë ata jetojnë vetëm mes françeskanëve ai është marrë në kuvendin françeskan të Shkodrës në moshën 6 vjeçare dhe nuk ka një shtëpi ku ka jetuar Fishta”, shprehet Tonin Çobani studiues i Fishtës.

Është edhe problem i pushtetit lokal, nëse këta nuk e kuptojnë që një memorial, apo një shtëpi muze. Ndihmon edhe biznesin. Pelegrinazh do të keni te memoriali i tij” tha zv/ministri i Kulturës Zef Çuni.

Përgjegjësi i monumenteve të kulturës në Lezhë tha se  toka ku janë themelet e shtëpisë së lindjes tashmë është në pronësi e 8 anëtarëve të një familjeje.

“Ta shpronësojmë pronarin. Pra të paktën 1 dynym na duhet. Të biejmë dakord me pronarët e tokës atje. Ta ndërtojmë objektin”, u shpreh Paulin Zefi, përgjegjës i Monumenteve të Kulturës në Bashkinë Lezhë.

Pas rënies së regjimit komunist figura e Fishtës është nderuar me buste dhe emra rrugësh, por shtëpia  e tij lindjes në fshatin me të njëjtin emër anash rrugës nacionale Tiranë-Shkodër ka mbetur e rrënuar, pavarësisht disa projekteve për rikonstruksionin e saj.

Top Channel