Kori i “E duam lumturinë”: Kur këndonim me Parashqevi Simakun

21/02/2017 00:00

Ata ishin mbase fëmijët më të famshëm të viteve ’80-’90 në Shqipëri. Ishin 12 fëmijët e korit të këngës hit të Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, e cila fitoi çmimin e parë të Festivalit të 27 të këngës në RTSH. Po ku janë sot ata?

“Herë pas here shkoj në karaoke dhe një herë këndova këtë këngë. Një djalë mu afrua pas këngës dhe më pyeti: ti je ajo vajza e korit? U habita shumë që më mbante mend.” – tha me emocione Erisa.

Ndërsa Dorina kujton si vishej dhe si sillej Parashqevia.
“Ishte shumë ndryshe të shihje Parashqevinë pa grim dhe të veshur me xhinse. Deri atëherë e kisha parë gjithmonë nga ekrani. Ishte shumë e bukur. Gjithashtu sillej shumë mire me ne. Para festivalit na hiqte emocionet”.

Vajzat treguan se fëmijët e korit të shkollës “Kongresi i Manastirit” u zgjodhën nëpërmjet audicionit, nga Pirro Çako dhe Agim Doçi, që krijuan tekstin dhe këngën. Çako dhe Doçi, si dhe ish-mësuesja e violinës Xhuli Matka rrëfyen për herë të parë detaje dhe prapaskena të këngës.

Kantautori Çako tregoi peripecitë e këngës nga ndërhyrjet e politikës. “Pasi unë dhe Agimi mbrojtëm tekstin dhe muzikën, na doli probleme me orkestracionin që nuk na e pëlqeu Parashqevia. Na iku dy net para garës në festival. Na u desh të gjenim orkestrues tjetër dhe në ato momente të vështira më ndihmoi vetëm Gjergj Leka”.

Veshja e Parashqevisë ishte një tjetër detaj i bukur i historisë. “Kushti që të rikthehej e të merrte pjesë në festival ishte një copë e shndritshme ngjyrë rozë, taftá, që gjendej vetëm tek Komiteti i Partisë. E vodha që aty dhe ja çova Shpresa Zeraliut ta qepte” – tregoi Docci. Ndërsa ish-mësuesja Matka e cila përgatiti fëmijët për këngën, rrëfeu emocionet e fitores së asaj nate. Poeti Doçi tha se kënga “E duam lumturinë” është pjesë e UNESCO-s.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel