Calajt akuzojnë Prengën, ripohojnë në gjykatë: Deputeti na qëlloi me armë

20/02/2017 00:00

“Do të vras, do të zhduk”. Ky është kërcënimi verbal nga deputeti Armando Prenga përpara se konflikti të rëndohej në një përplasje të armatosur për lagunën e Patokut.

Dëshmitari Julian Cali pohoi se menjëherë pasi ishte kërcënuar nga deputeti Prenga vjeshtën e 2015 ka njoftuar me telefon të atin Gjok Calin.

“U nisa i shqetësuar për tek im bir”, shtoi Gjok Cali “dhe u shkëmbeva në rrugë me deputetin. Ai më qëlloi fillimisht me armë nga distanca , më pas u afrua dhe më goditi  në kokë me qytën e pistoletës”, tha dëshmitari.

Të njëjtën skenë konfirmoi edhe dëshmitari i tretë i familjes së dëmtuar,  Dorian Cali, i cili së bashku me dy të tjerët bënin pjesë tek dëshmitarët kycc të akuzës ndaj deputetit. 

Armando Prenga përfundoi në Gjykatën e Lartë si i pandehur për tre vepra penale pas konflikteve për motive pronësie me Calët për lagunen e Patokut, e cila aso kohë ishte nën proces gjyqësor.

Top Channel