Hashash në klasë, policia me prindërit “arrestojnë” dy adoleshentët

17/02/2017 00:00

Gati gjysmë kilogrami kanabis u gjet nga policia në një klasë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në kryeqytet.

Në prani të prindërve dhe psikologut policia arrestoi të dy nxënësit e klasës së nëntë,  15 dhe 16 vjeç. Gjatë kontrollit atyre i gjet një sasi prej 440 gramësh hashash. Por sipas drejtoreshës së shkollës, ngjarja u zbulua nga mësuesja kujdestare pasi dy të rinjtë kërkonin të linin orën e mësimit, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë.

“Absolutisht është një rast i izoluar, absolutisht është një rast që ju si media dhe e gjithë shoqëria duhet të falenderojë mësuesit sepse ishte pikërisht puna e mësueses dhe puna e saj që u kap ky rast. Policia vjen në çdo kohë dhe pikërisht që i kishim prezent i kisha këtu”, shprehet Agita Haxhiu, drejtoreshë e shkollës “Avni Rustemi”.

Për parandalimin e rasteve të tilla policia hartoi dhe një plan masash për kontrollimin e nxënësve, por hashashi vijon të futet në institucionet arsimore.

Top Channel